Handan Kazancı
21 Dhjetor 2020•Përditësim: 22 Dhjetor 2020
Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit Sajjan, ka shprehur shqetësim "të konsiderueshëm" për Kinën për shkak të alarmit në rritje për politikën e saj të jashtme gjithnjë e më këmbëngulëse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për The Canadian Press, Sajjan përmendi "paparashikueshmërinë e Kinës, refuzimin për të luajtur sipas rregullave dhe zgjerimin e ndikimit në të gjithë botën".
Por Sajjan nuk pranoi të përshkruante "Kinën si një kundërshtare, edhe pse theksoi rëndësinë e bisedës dhe diplomacisë në marrëdhëniet me qeverinë kineze".
Sajjan po ashtu përmendi ndalimin e vazhdueshëm të dy kanadezëve për hakmarrje të dukshme për arrestimin nga Kanadaja të ekzekutives së lartë të kompanisë teknologjike kineze Huawei, Meng Wanzhou, e cili kërkohet në SHBA me akuzat e mashtrimit.
"Paparashikueshmëria që Kina i ka treguar botës, jo vetëm Kanadasë, po na shqetëson të gjithëve", tha ai.
Në fillim të këtij muaji, Kina tha se dy kanadezët, Michael Kovrig dhe Michael Spavor, të cilët janë mbajtur në burgje për dy vjet me akuzat e spiunazhit, ishin paditur dhe gjykuar, por detajet janë skematike.
Lajmi erdhi në përvjetorin e dytë të arrestimit të tyre, i cili ndodhi 10 ditë pasi me kërkesë të SHBA-ve më 1 dhjetor të vitit 2018 u arrestua Meng në Vancouver.