Gülbin Yıldırım
06 Dhjetor 2018•Përditësim: 06 Dhjetor 2018
WASHINGTON (AA) - Vajza e pronarit të kompanisë teknologjike kineze Huawei dhe drejtoresha e çështjeve financiare (CFO), Meng Wanzhou, është arrestuar në Kanada me arsyetimin se ka shkelur sanksionet e Washigntonit ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria kanadeze e Drejtësisë, Wanzhou, vajza e pronarit të kompanisë kineze Huawei, Ren Zhengfei, është arrestuar më 1 dhjetor në qytetin Vancouver me akuzat për shkelje të sanksioneve të SHBA-ve ndaj Iranit.
Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se për Wanzhou e cila është arrestuar me kërkesë të SHBA-ve, seanca e parë do të zhvillohet të premten, 7 dhjetor.
- Kina kërkon nga Kanadaja lirimin e shefes financiare të Huawei
Kina këroi lirimin e vajzës së pronarit të firmës teknologjike Huawei, Meng Wanzhou.
Ambasada e Kinës në Ottawa tha në një deklaratë se Meng nuk ka shkelur ligjet e SHBA-së ose Kanadasë dhe kërkoi nga Kanadaja "tërheqjen e menjëhershme nga ky gabim" dhe lirimin e saj.
"Pala kineze kundërshton fuqimisht këtë shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe proteston fuqishëm kundër kësaj situate", thuhet në deklaratën e ambasadës.
Siç është mësuar, në rast të ekstradimit në SHBA, Wanzhou do të gjykohet në Gjykatën e Qarkut Lindor të New Yorkut.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë në prill ka nisur një hetim ndaj prodhueit kinez të telefonave të mençur dhe gjigandit të telekomunikimit Huawei me arsyetimin e shkeljes së sanksioneve të vendosura kundër Iranit.
Lajmi për arrestimin e Wanzhou ka ndikuar negativisht në tregje ndërsa ky rast mund të shkaktojë rrezik për "armëpushimin" e tregtisë së arritur pak më parë mes SHBA-së dhe Kinës.
Tregjet e aksioneve aziatike kanë filluar ditën me humbje të mëdha, ndërsa theksohet se do të përjetohen rënie të ndjeshme edhe në indekset e të ardhurave amerikane.