Seyit Aydoğan
11 Maj 2020•Përditësim: 11 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Kanada është rritur në 4.970 pasi në 48 orët e fundit kanë humbur jetën 292 persona, njoftoi Ministria Federale e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave, në të njëjtën periudhë janë shënuar 2.414 raste duke e rritur atë në 68.848.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau reagoi ndaj vendimit të qeverisë për kthimin në jetën normale në Quebec, epiqendra e pandemisë në vend, përveç Montrealit.
"Nëse shtetet veprojnë shpejt për rihapjen e ekonimive të tyre, një valë e dytë e koronavirusit këtë verë e mbyll Kanadanë", u tha Trudeau gazetarëve duke theksuar se ende janë në gjendje emergjente dhe se kanadezët duhet të jenë shumë të vëmendshëm.
Ai tha se nuk do të bëjnë pagesë të plotë për 8 milionë maska të tipit N95 prej gjithsej 11 milionëve të blera nga Kina, për arsye se është zbuluar se janë "jashtë standardeve".
Ndërkohë në mbarë vendin janë shtyrë mbi 200 mijë operacione, për shkak të problemit me personelin shëndetësor.