Bilgin S. Şaşmaz
18 Nëntor 2017•Përditësim: 18 Nëntor 2017
HALIFAX (AA) - Në qytetin Halifax të Kanadasë ka filluar “Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë Halifax”, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga shumë shtete të botës, përfshirë edhe nga Kosova, Turqia dhe Serbia, raporton Anadolu Agency (AA).
Në forum do të zhvillohen seanca ku do të diskutohen temat si "Paqja, mirëqenia, parimi: Për çfarë qëllimi duhet të mbrohen?", "Përdorimi i kapitalit si armë: Një gjeneratë, një rrugë", "Roli i gruas në sigurimin e paqes", "Afrimi me Rusinë: Përgatitja pas Putinit", "Ushtritë satelitore: Gara në Hapësirë", "Rindërtimi i Lindjes së Mesme" dhe "Ndryshimet klimatike".
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar dhe ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori, Ömer Çelik, do të mbajnë fjalime për të pranishmit në forumin ku do të marrin pjesë rreth 300 personalitete të rëndësishme në mesin e cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Forumi treditor konsiderohet si një prej organizimeve kryesore ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Në këtë forum, Kosova përfaqësohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili siç njoftohet nga Presidenca e Kosovës, do të jetë njëri ndër folësit kryesor në forum.