Firdevs Bulut Kartal
16 Qershor 2023•Përditësim: 16 Qershor 2023
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën në një aksident në autostradën Trans-Canada në provincën Manitoba, sipas raportimeve të mediave të enjten, transmeton Anadolu.
Ekipet e urgjencës dhe ambulanca të shumta ajrore kanë mbërritur në vendngjarje pranë Carberry, Manitoba, sipas RCMP (Policia Mbretërore Kanadeze).
"Njësitë e RCMP-së nga e gjithë Manitoba perëndimore janë në vendngjarje për të ndihmuar së bashku me ekipet e tjera të emergjencës", thuhej në një deklaratë nga RCMP, duke shtuar se Shërbimet e saj të Krimeve të rënda tani janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.
Dy ambulanca ajrore STARS janë thirrur në vendin e aksidentit, së bashku me ekipet e tjera të urgjencës që janë dërguar në zonë.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit mjekësor të STARS u janë përgjigjur thirrjes.