Mohamad Misto,Adham Kako
20 Dhjetor 2018•Përditësim: 21 Dhjetor 2018
MUHAMMED MİSTO
HASEKE/ANKARA (AA) - Pasi SHBA-të njoftuan vendimin për t'u tërhequr nga Siria, dhjetëra kamionë që më parë kanë transportuar armë për organizatën terroriste YPG/PKK filluan të largohen nga vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë janë vërejtur lëvizje në vijën kufitare Siri-Irak pasi SHBA njoftoi vendimin për tërheqjen e trupave të saj nga Siria.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se rreth orës 23:30 kamionë të mbuluar me të cilët më parë SHBA ka transportuar armë për organizatën terroriste YPG/PKK, filluan të përparojnë në drejtim të Irakut.
Kamionët, të cilët më parë pas transportit ktheheshin në Irak të zbuluar dhe dukej se ishin të zbrazur, këtë herë ata kanë hyrë në Irak të mbuluar.
Autokolona e kamionëve në rrugën e kthimit kanë zgjedhur orët e natës, kur enegjia elektrike ka qenë e ndërprerë, ndërsa po ashtu bëhet e ditur se një pjesë e kamionëve kanë qenë e mbuluar dhe një pjesë e zbuluar. Në kamionët e zbuluar janë vërejtur makineri të punës dhe ato të pastruesve të minave.
Vendimi i SHBA-së për tërheqjen nga Siria
Media amerikane dje në orët e mëngjesit pohoi se ushtria e SHBA-ve planifikon tërheqjen e rreth dy mijë ushtarëve në Siri.
Po ashtu, edhe presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë përmes rrjetit social Twiter tha se, "Mposhtëm DEASH-in, që ishte arsyeja e vetme e pranisë sonë atje gjatë presidencës Trump".
Edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një deklaratë theksoi se, "Teksa kalojmë në një fazë të re në luftën kundër DEASH-it, ne kemi filluar t'i tërheqim ushtarët amerikanë".
Media amerikane, duke cituar zyrtarë të Departamentit të Shtetit, raportoi se Departamenti do të tërheqë gjithë stafin e tij në Siri brenda 24 orëve, duke pohuar po ashtu se Washingtoini ushtarët amerikanë në Siri do t'i tërheqë brenda 60-100 ditëve.
Në faqen e internetit të Observatorit të të Drejtave të Njeriut Siriane (SOHR) me qendër në Londër u pohua se Komandantët e SHBA-ve kanë informuar krerët e YPG/PKK-së që përdorin emrin SDF se do të tërhiqen nga të gjitha rajonet në Munbixh dhe në lindje të Eufratit.
Megjithatë, ende pritet përgjigje në lidhje me praninë ushtarake të SHBA-së në Siri, në lidhje me kalendarin e tërheqjes së ushtarëve, nëse Washingtoni do t'i tërheqë të gjithë elementet e saj, marrëdhëniet me organizatën terroriste YPG/PKK, si dhe kohën dhe mënyrën e mbledhjes së armëve që ka i ka dërguar organizatës, gjë për të cilën i ka premtuar Turqisë.