Burak Bir
02 Gusht 2020•Përditësim: 03 Gusht 2020
Të paktën 18 civilë u vranë në një sulm që i atribuohet grupit Boko Haram, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmi u zhvillua mbrëmë në fshatin Nguetchewe, ku gjithashtu mbetën të plagosur rëndë 11 njerëz në rajon, shkruan gazeta lokale L'Oeil du Sahel.
Boko Haram nili në kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore por më vonë përhapi mizoritë e saj në shtetet fqinje Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.
Sipas Zyrës së OKB për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe afro 3 milionë janë zhvendosur shkaku i aktiviteteve terroriste të Boko Haram në Nigeri përgjatë një dekade.