Handan Kazancı
02 Gusht 2020•Përditësim: 03 Gusht 2020
Ushtria libiane sot njoftoi se aeroplanë të prodhimit rusë me ngarkesa kanë bënë dërgesa të reja ushtarake për forcat besnike të luftëtarit Khalifa Haftar.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Gjeneral Abdulhadi Dirah, zëdhënësi i njësisë së përbashkët të operacioneve Sirte-Jufra të ushtrisë libiane, tha se duke mbajtur municion ushtarak, aeroplanët e tipit Ilyushin dje kryen pesë fluturime drejt provincave Sirte dhe Jufra.
Dirah tha se duke mbajtur ushtarët e regjimit të Bashar al-Assad-it, dy fluturime u bënë nga Siria për në Benghazi, qyteti i dytë më i madh libian, i cili është qendra e forcave të Haftarit.
Libia është kapluar nga një luftë civilë që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria libiane u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga Haftari, i cili është mbështetur nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.
Që nga prilli i vitit 2019, forcat jolegjitime të Haftarit kanë nisur sulme ndaj kryeqytetit libian të Tripolit dhe pjesëve të tjera të Libisë, ku jetën e kanë humbur të paktën 1 mijë persona, përfshirë gra dhe fëmijë.