Adel Ömeragiç
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
PODGORICË (AA) - Rreth 100 persona morrën pjesë në marshin e sotëm defilues të komunitetit LGBT në Podgoricë, i cili në masa të repta sigurie kaloi pa incidente, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë marshimit defiluan edhe pjestarë të qeverisë së Malit të Zi, përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike, korit diplomatik dhe OJQ-ve të ndryshme, ndërsa kishte edhe aktivistë nga rajoni.
Kryetari i organizatës "Quuer Montenegro", që njëkohësisht ishte dhe organizatori i marshimit të sotëm, Danijel Kaleziç, tha se ngjarja është organizuar për të sensibilizuar për problemet e shumëta më të cilat përballet popullata LGBT.
"treguam se nuk jemi ndryshe nga të tjerët, ndërsa orientimi seksual nuk na dallon nga të tjeët. Shpresoj që vitin tjetër të shëtisim tërë qytetin" porositi ai.
Ministri malazez për të drejtat e njerëziut dhe pakicave, Suad Numanoviç, tha se paraqet obligim i tërë shoqërisë që të dëshmohet se Mali i Zi ka kapacitet të përqafojë të dalimet.
"Japim kontributin tonë sepse nuk ka pauzë kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut. Secili duhet të ndjehet i lirë pavarësisht dallimeve" tha ai.
Kryetari i Bashkisë së Podgoricës, Slavoljub Stijepoviç, tha se kryeqyteti është një vend i lirë.
"Podgorica është çerdhe e demokracisë dhe është një oazë e të jetuarit multikulturor. Nuk na duhen ndryshime por unitet. Podgorica dëshiron që vërtetë të jetë qytet evropian" tha ai.
Ndryshe, Marshi i parë i komunitetit LGBT u mbajt në Budvë në vitin 2013, atëherë kur u sulmuan nga një grup kundërshtarësh, që rezultoi me rreth 20 të arrestuar dhe të plagosur. Marshi i dytë u mbajt në Podgoricë vitin e njëjtë, ndërkohë që ishte nën përkujdesin e rreth 2000 policëve të cilët mbanin rendin, ndërsa i treti u mbajt në vitin 2014 dhe përfundoi pa incidente.