Ajdin Aliji
12 Gusht 2025•Përditësim: 20 Gusht 2025
Një banor i provincës Kebumen në Java-n Qendrore të Indonezisë, Munding Aji ka jetuar me pitonë për 15 vjet, raporton Anadolu.
Aji kujdeset për gjithsej 10 pitonë në kopshtin e tij, që variojnë nga 6 deri në 10 metra të gjatë dhe peshojnë midis 100 dhe 400 kilogramë.
Çdo pitoni në shtëpi i është dhënë një emër unik ndërsa gjarpërinjtë enden lirisht jo vetëm në kopsht, por edhe brenda shtëpisë.