Mehmet Nuri Uçar
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
TAIZ (AA) - Pjesëtarët e lëvizjes rrebele shiite Husitë në qytetin bregdetar jugperëndimor të Jemenit, Dhubabu, vranë komandantin e njësive speciale të forcave të armatosura të Arabisë Saudite, Abdullah es Sehyana, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar i qeverisë së Jemenit për AA tha se militantët e lëvizjes Husitë kanë kryer një sulm me raketë në bazën në Dhubabu ku ka forca speciale saudite të angazhuara në operacionet në Jemen.