Afra Aksoy
20 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
MARIB (AA) – Pesë ekspertë të huaj të pastrimit të minave kanë humbur jetën gjatë një shpërthimi në qytetin lindor Marib të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të zyrtarëve qendrorë dhe burimeve të sigurisë, një numër i madh i minave u shpërthyen brenda Projektit Saudit për Pastrimin e Minave (MASAM) në qytet.
Mes të vdekurve në këtë shpërthim janë zëvendësdrejtori i MASAM, shtetas britanik me origjinë nga Afrika e Jugut, Johannes Den Haan, si dhe shtetas të Kolumbisë dhe shteteve afrikane.
Projekti është filluar para një viti e gjysmë në kuadër të Qendrës së Ndihmave dhe Punimeve Humanitare të Mbretit Salman, në rajone të ndryshme të Jemenit për të pastruar minat e vendosura nga rebelët Huthi.
Qeveria jemenase dhe aleatët akuzojnë rebelët Huthi, të cilët morën pjesë të mëdha të Jemenit në vitin 2014, për vendosjen e mijëra minave tokësore në gjithë vendin.
MASAM theksoi se kanë arritur të çaktivizojë më shumë se 37.000 mina tokësore të vendosura nga rebelët Huthi në Jemen.