Mahmut Geldi
15 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
SANA (AA) - Bilanci i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së kolerës që ka kapluar Jemenin që nga 27 prilli është rritur në 989, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim të OBSH-së, përveç kryeqytetit Sana, epidemia është përhapur me shpejtësi edhe në provincat Hudejde, Amran dhe Haxhe. Siç theksohet, rastet e kolerës dyshohen te mbi 140 mijë persona.
Paraprakisht, zyra e OBSH-së në Jemen kishte njoftuar se numri i viktimave nga epidemia ka arritur në 974.
Për shkak të konflikteve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy vitesh, rreth tre milionë njerëz që janë dëbuar brenda vendit çdo ditë përballen me rrezikun për t'u infektuar nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.