Ekip
21 Tetor 2020•Përditësim: 22 Tetor 2020
Ushtria jemenase akuzoi sot rebelët Houthi për ekzekutimin e tre ushtarëve në provincën jugore Ad Dali , transmeton Anadolu Agency (AA).
Rebelët Houthi rrëmbyen pesë ushtarë në provincë dhe vranë tre prej tyre, theksohet në një uebfaqe të ushtrisë.
Fati i dy ushtarëve të tjerë mbetet i panjohur, ndërkohë nuk ka asnjë prononcim nga grupi Houthi mbi pretendimin.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të rikthente fitimet territoriale të Houthit.
Më shumë se 100 mijë jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka shkaktuar krizën më të keqe humanitare në botë, me miliona njerëz në rrezik të urisë.