Murad El-Ureyfi,Said İbicioğlu
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
SANA (AA) – Gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në qytetin jemenas Reyme, kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa ka patur dhe disa persona të lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale theksojnë se janë lënduar dhjetëra persona dhe se janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive.