Gözde Bayar
04 Gusht 2020•Përditësim: 04 Gusht 2020
Përmbytjet e shkaktuara nga shiu i madh kanë shkaktuar vdekjen e së paku 17 personave në Jemenin lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e ministrisë së shëndetësisë në provincën Marib tha se tetë fëmijë janë në mesin të vdekurve.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjitha spitalet e rajonit.
Qeveria jemenase i bëri thirrje OKB-së për të ndihmuar ata që vuajnë nga përmbytjet në provinca të ndryshme të vendit.