Bota

Japonia ngre nivelin e alarmit pas shpërthimit të vullkanit

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron se shkëmbinj të mëdhenj mund të hidhen në ajër brenda një rrezeje afërsisht dy kilometra

Ahmet Furkan Mercan  | 17.09.2021 - Përdıtësım : 17.09.2021
Japonia ngre nivelin e alarmit pas shpërthimit të vullkanit

Tokio

Vullkani që shpërtheu të premten herët në ishullin Suwanose të Japonisë bëri që Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) të rrisë nivelin e alarmit nga tre në shkallën e pestë, transmeton Anadolu Agency (AA).

JMA njoftoi se shpërthimi, i cili ndodhi në kraterin e malit Otake në ishullin Suwanose në prefekturën Kagoshima, bëri që copa shkëmbi të shkëputeshin nga mali dhe të përhapeshin një distancë prej një kilometër.

Agjencia gjithashtu paralajmëroi për potencialin që gurët e mëdhenj të hidhen në ajër brenda një rrezeje afërsisht 2 kilometra nga krateri.

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet lokale, tha se nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima ose të plagosur në vendbanimet e afërta.

Sinjalizimi i nivelit 3 të JMA-së do të thotë se njerëzit nuk duhet të afrohen pranë vullkanit.

Ishulli Suwanose ka një popullsi prej më pak se 100 banorë dhe ndodhet në jug të ishullit kryesor jugor të Japonisë, Kyushu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.