Ekip
22 Maj 2019•Përditësim: 23 Maj 2019
Qeveria e Japonisë dëshiron që bota të fillojë të përdorë rendin tradicional të vendit për emrat japonezë, me mbiemrat e familjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri japonez Shinzo Abe do të thirret Abe Shinzo, siç njihet në Japoni, duke i dhënë fund rendit perëndimor të emrit që vendi e adoptoi për përdorim me të huajt më shumë se një shekull më parë si një mjet internacionalizimi.
Mbiemrat gjithashtu i paraprijnë emrave të dhënë në Kinë dhe Korenë e Jugut, por të dyja këto shtete përdorin atë stil edhe ndërkombëtarisht.
Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono ka në plan të kërkojë nga gazetarët e huaj të kalojnë në rendin e emrave japonezë për të shënuar fillimin e epokës së re perandorake të Japonisë, samitin e ardhshëm G-20, takime dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike "Tokio 2020".
Një propozim i ngjashëm i panelit edukativ 20 vjet më parë u injorua në masë të madhe.