Riyaz Khaliq Khaliq
10 gusht 2022•Përditësim: 11 gusht 2022
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë është i hapur për dialog me Kinën, duke përmendur tensionet SHBA-Kinë mbi Tajvanin si një nga sfidat kryesore, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Dera e Japonisë për dialogun me Kinën gjithmonë është e hapur", tha Kishida në një konferencë për media pasi zbuloi anëtarët e ri të kabinetit të tij.
Tokio është një aleat i rëndësishëm i SHBA-së në rajon dhe pret mbi 50 mijë trupa amerikane sipas një pakti dypalësh të sigurisë. Ajo gjithashtu është bashkuar në forumin 4-anëtarësh ‘Quad’ të udhëhequr nga SHBA-ja, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin më të gjerë Azi-Paqësor.
Kina ka lëshuar deklarata kritike kundër qëndrimit të Japonisë për udhëtimin e javës së kaluar në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila zemëroi aq shumë Pekinin sa që filloi stërvitje ushtarake të paprecedentë rreth ishullit të vetë-qeverisur.
Për sfidat me të cilat përballet administrata e tij, kryeministri Kishida tha se rritja ekonomike pas koronavirusit COVID-19 dhe rendi i ri ndërkombëtar janë prioritetet e tij kyçe.
Në lidhje me Kishën e Unifikimit të diskutueshme, kryeministri japonez tha se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij "ranë dakord të rishikojnë lidhjet" me grupin fetar.