Jeyhun Aliyev
27 Qershor 2019•Përditësim: 28 Qershor 2019
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Japoni në kuadër të Samitit G20, është nderuar me doktoratë nderi nga një universitet japonez, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan tha se është nderuar me ndarjen e doktoratës së nderit nga Universiteti Mukogawa i Grave.
Japonia ka 80 universitete të grave, tha Erdoğan dhe shtoi se ai po ashtu do të shqyrtojë dhe kopjoj këtë hap në Turqi.
Presidenti turk shtoi se Turqia dhe Japonia kishin qëndruar me njëra-tjetrën në ditë të mira dhe të këqija, duke shtuar se politikanët dhe akademikët duhet të kalojnë pishtarin tek gjeneratat e ardhshme.
Ai më tej tha se viti 2019 është shpallur si vit i kulturës turke në Japoni.
Samiti G20 dyditor do të fillojë nesër në qytetin port Osaka.
Presidenti Erdoğan dhe zonja e parw Emine Erdoğan shoqërohen nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombwtare, Hulusi Akar, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın.