Bota

Izraelitët morën kontrollin e 3 ndërtesave të palestinezëve në Kuds

Në një sulm para mëngjesit, kolonët izraelitë morën kontrollin e 3 ndërtesave në pronësi të palestinezëve dhe një pjesë të tokës në Kudsin Lindor të okupuar

Ekip  | 08.04.2021 - Përdıtësım : 08.04.2021
Izraelitët morën kontrollin e 3 ndërtesave të palestinezëve në Kuds Foto: AA/Arhiv

Kuds

Në një sulm para mëngjesit, kolonët izraelitë morën kontrollin e 3 ndërtesave në pronësi të palestinezëve dhe një pjesë të tokës në Kudsin Lindor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Kolonët ngritën menjëherë flamujt izraelitë në pronat e rrëmbyera në mes të lagjes Silwan të mbushur me banorë palestinezë, në jug të xhamisë Al-Aksa të Kudist.

Burimet lokale i thanë AA-së se organizata hebreje "Ateret Cohanim" qëndron prapa rrëmbimit të pronave në Kudsin e okupuar.

Grupet ekstremiste hebreje si "Ateret Cohanim" dhe "Elad" janë aktive në marrjen nën kontroll të pronave palestineze në Kudsin e okupuar me synimet për të krijuar shumicë hebreje në lagjet e Kudsit, përfshirë Qytetin e Vjetër.

Qendra e Informacionit Wadi Hilweh me qendër në Kuds në një deklaratë tha se rreth 100 kolonë izraelitë të shoqëruar nga policia izraelite bastisën Silwan në orën 02:00 të mëngjesit (e mërkurë ora 23:00 sipas kohës së Evropës Qendrore) morën kontrollin e ndërtesave dhe tokës ndërsa pronarët nuk ishin aty.

Familjet pronare të objekteve dhe të tokës ende nuk kanë komentuar në lidhje me konfiskimin e pronave të tyre.

Qendra tha se vitet e fundit pronat e rrëmbyera në Silwan arritën në 12 prona duke u kthyer në një pararoje të vendbanimit të kolonëve hebrenjë në lagjen me shumicë palestineze.

E drejta ndërkombëtare konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe e konsideron të paligjshme të gjithë veprimtarinë izraelite të ndërtimit të vendbanimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın