Gülşen Topçu
06 Shkurt 2020•Përditësim: 06 Shkurt 2020
Avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë një sulm ndaj disa pikave në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sulmin që është kryer në qytetin Rafah në jug të Rripit të bllokuar të Gazës nuk janë raportuar viktima.
Ushtria izraelite më herët kishte njoftuar se dy predha artilerike janë hedhur drejt Izraelit nga Gaza në orët e mbrëmjes.
Edhe mbrëmë, avionët luftarakë izraelitë sulmuan disa pika të Hamasit në qytetin Khan Yunis.