Muhammed Macid,Zeynep Tüfekçi
06 Mars 2019•Përditësim: 06 Mars 2019
Forcat ajrore izraelite kryen sulme të reja mbi pozicionet e krahut ushtarak të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas në perëndim të Gazës së bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale raportojnë se objektiv i sulmeve ajrore izraelite ishte postblloku i Brigadës Ezzedin al-Qassam.
Ushtria izraelite sot në mëngjes konfirmoi lajmin për sulmin dhe tha se kjo ishte një lloj reagimi ndaj sulmeve të mëparshme nga Gaza në Izrael.
Në deklaratë, luftëtarët e Hamasit akuzohen për lëshimin e balonave të cilat shkaktojnë zjarr në Izrael.
Pala palestineze nuk ka komentuar rastin deri më tani.
Edhe të hënën forcat ajrore izraelite kryen sulme ndaj dy postblloqeve ushtarake të Hamasit në Rripin Lindor të Gazës.
Palestinezët kanë protestuar në kufirin e Gazës që nga fundi i marsit të vitit të kaluar dhe po kërkojnë t'i japin fund bllokadës izraelite në enklavën palestineze. Forcat izraelite vranë së paku 250 protestues gjatë ndërhyrjeve.