Bota

3 palestinezë të plagosur gjatë protestave në Gaza

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Ashraf al-Qidra, konfirmoi se janë lënduar tre persona, por nuk foli për shkallën e lëndimeve

Zeynep Hilal Karyağdı  | 22.02.2019 - Përdıtësım : 24.02.2019
3 palestinezë të plagosur gjatë protestave në Gaza

Gaza

Gjatë intervenimit të ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore të “Marshit të Kthimit të Madh”, të cilin palestinezët e organizojnë përgjatë kufirit me Gazën, tre persona janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Gaza, Ashraf al-Qidra, konfirmoi se janë lënduar tre persona, por nuk foli për shkallën e lëndimeve.

Palestinezët prej 30 marsit në kufirin e Rripit të Gazës dhe Izraelit organizojnë protesta të qeta “Marshi i Kthimit të Madh”. Demonstruesit kërkojnë kthimin në territoret prej të cilave janë dëbuar, si dhe heqjen e bllokadës ndaj Gazës të vendosur në vitin 2006.

Në intervenimet e ushtarëve izraelitë në protestat, prej 30 marsit janë vrarë më shumë se 230 palestinezë. Në periudhën e njëjtë gjatë sulmeve ajrore dhe me tanke në Gaza janë vrarë së paku 14 palestinezë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın