Enes Canlı
15 shkurt 2018•Përditësim: 15 shkurt 2018
KUDS (AA) – Izraeli tha se do të përgjigjet ashpër nëse armët kimike të përdorura nga regjimi i Asadit në Siri arrijnë në territorin izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi ka njoftuar për shqetësimet e 15 ambasadave të saj në shtete të ndryshme lidhur me përdorimin e armëve kimike të regjimit të Asadit në vendet e përafërta në kufirin Izraelit dhe për futjen e këtyre armëve në territorin e Izraelit.
Në mesazhin e dërguar tek ambasadat, është kërkuar që vendimmarrësve të niveleve më të lartë të shteteve ku ndodhen të përçohet mesazhi se në qoftë se sulmet kimike arrijnë në Izrael “Kjo sjellë nevojën që Izraeli të përgjigjet në mënyrën më të ashpër të mundshme”.
Ministria e Jashtme e Izraelit ka kërkuar nga ambasadat e saj që t’i rikujtojnë komunitetit ndërkombëtar thirrjet e bëra për “ndërprerjen e mbështetjes së Iranit për organizatën terroriste Hezbollah”, dhe poashtu të njoftojë se “nuk po merret mjaft me seriozitet dëshira e Izraelit për të vepruar kundër ekspansionizmit të Iranit në Siri”.
Ushtria izraelite pak kohë më parë njoftoi për rrëzimin e një avioni iranian pa pilot, i cili nga Siria ka kërcënuar hapësirën ajrore të Izraelit dhe se si përgjigje kundër kësaj kishte kryer sulm ajror ndaj “objektivave të Iranit” në Siri. Gjatë sulmit ishte rrëzuar një F-16 i Izraelit.