Bota

Izraeli martirizoi 326 palestinezë në protestat e "Marshit të Kthimit të Madh"

Në protestat e mbajtura nga marsi i vitit 2018 janë martirizuar 326 palestinezë dhe janë plagosur 18.460 të tjerë nga të cilët 9.243 janë plagosur me plumba të vërtetë

Gülşen Topçu  | 06.10.2019 - Përdıtësım : 07.10.2019
Izraeli martirizoi 326 palestinezë në protestat e "Marshit të Kthimit të Madh" ( Hassan Jedi - Anadolu Agency )

Gaza

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar 326 palestinezë gjatë protestave të "Marshit të Kthimit të Madh" të cilat mbahen në kufirin me Gazën që nga marsi i vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Qendra për të Drejtat e Njeriut Al-Mizan, thuhet se në protestat e mbajtura nga marsi i vitit 2018 janë martirizuar 326 palestinezë dhe janë plagosur 18.460 të tjerë nga të cilët 9.243 janë plagosur me plumba të vërtetë.

Poashtu në deklaratë thuhet se nga 18.460 të plagosur 2.000 prej tyre janë fëmijë dhe 184 gra.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare dhe mospërmbushja e detyrimeve të saj ligjore inkurajon ata që kanë kryer këto vrasje thuhet ndër të tjera në deklaratë ku dënohen veprimet e ushtarëve izraelitë që vendosin në objektiv pjesëmarrësit në protestat paqësore.

Qendra për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime për të parandaluar shkeljet e bëra nga forcat izraelite ndërsa ushtarët izraelitë që kanë kryer këto krime të japin llogari.

Që nga 30 marsi i vitit 2018 e deri më tani, palestinezët organizojnë protesta paqësore çdo të premte nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin izraelit në lindje të Rripit të Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.