Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se avionët luftarakë goditën pikat e Hamasit në kundërpërgjigje të raketave të lëshuara ndaj Izraelit nga Gaza

Yaser Arafat Mohamed Albanna, Gülşen Topçu  | 11.09.2021 - Përdıtësım : 12.09.2021
Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Gaza

Izraeli ka kryer sulme ajrore në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se avionët luftarakë goditën pikat e Hamasit në kundërpërgjigje të raketave të lëshuara ndaj Izraelit nga Gaza.

Ai tha se në mesin e objektivave të shënjestruara ndodhet një strukturë që përdorej për shkrepjen e pushkëve automatike, një kompleks trajnues, një depo municionesh dhe një ndërtesë ushtarake ku ndodhej çimento që përdoret në ndërtimin e tuneleve.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore në 3 pika, përfshirë pjesën veriore të Gazës, qytetin Deir Al-Balah në pjesën qendrore dhe Khan Yunis në jug.

Ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje të jetëve në sulme.

Izraeli mbrëmë njoftoi se ka shkatërruar një raketë të lëshuar nga Gaza.

Mohamed al-Emadi, kreu i Komitetit të Katarit për Rindërtimin e Gazës më 6 shtator njoftoi se pas protestave të zhvilluara nën emërtimin "Trazirat e natës" është arritur marrëveshje për sigurimin sërish të qetësisë në Rripin e Gazës.

Izraeli me sulmet e tij në muajin maj në Gaza, kufizoi njëkohësisht edhe hyrjen e produkteve themelore humanitare. Kjo situatë në pikat kufitare, nuk u rregullua pavarësisht sigurimit të armëpushimit.

Pas kësaj të rinjtë palestinezë që kanë emërtuar veten si "Njësia e Trazirave të Natës" prej një jave me qëllimin për të protestuar bllokadën dhe për të shqetësuar kolonët hebrenj dhe ushtarët izraelitë, në orët e natës dogjën goma të automjeteve dhe hodhën bomba zëri në zona të ndryshme në vijën kufitare.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın