Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza

Një burim i paemëruar për AA tha se avionët izraelitë qëlluan pozita të krahut të armatosur të Hamasit Brigade Izz ad-Din al-Qassam në qytetin Khan Yunisu në jug të Gazës

Fahri Aksüt  | 05.02.2020 - Përdıtësım : 05.02.2020
Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza ( Abed Rahim Khatib - Anadolu Agency )

Gaza

Ushtria izraelite sot herët në mëngjes ka kryer sulme të reja ajrore në enklavën e bllokuar palestineze të Gazës, raporton Anadolu Agency (A).

Një burim i paemëruar për AA tha se avionët izraelitë qëlluan pozita të krahut të armatosur të Hamasit Brigade Izz ad-Din al-Qassam në qytetin Khan Yunisu në jug të Gazës.

Sipas informatave të para, gjatë sulmit nuk ka persona të pësuar.

Ushtria izraelite në njoftimin e shkurtër theksoi se sulmi ajror në mëngjes është kundërpërgjigje e sulmit të pretenduar me raketa që nga Gaza është kryer në Izrael.

Forcat izraelite nga fillimi i javës kryejnë sulme ajrore në pozitat e Hamasit në jug të Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın