Mahmut Geldi
13 Dhjetor 2017•Përditësim: 13 Dhjetor 2017
GAZA (AA) – Izraeli ka kryer sulm ajror ndaj Rripit të Gazës, i cili ndodhet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, avionët ushtarakë të Izraelit kanë bombarduar një rajon në qytetin Han Junus në jug të Gazës, i cili i përket grupeve të rezistencës.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza thuhet se nuk ka persona të vrarë nga sulmi në fjalë.
Në deklaratë nuk ka informacione të tjera lidhur me sulmin.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë për media tha se nga Gaza kishte sulm me raketë ndaj Izraelit. “Pas kësaj ushtria izraelite ka sulmuar një rajon ushtarak në Gaza, i cili i përket Hamasit”, tha Adrae.