Izraeli kryen inkursion të ri në Quneitra të Sirisë
Gjashtë automjete izraelite përparuan drejt fshatit Saida al-Hanout
Stamboll
Ushtria izraelite kreu sot inkursion të ri tokësor në fshatin sirian, Saida al-Hanout në jug të Quneitra-s, mes shkeljeve të përditshme të sovranitetit të vendit, transmeton Anadolu.
Gjashtë automjete izraelite, përfshirë tre "Humvee", dy kamionë të bardhë "Hilux" dhe një furgon përparuan drejt fshatit, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).
Të enjten, një patrullë izraelite me tre automjete përparoi në Samdaniya al-Sharqiya dhe Al-Ajraf të Quneitra-s. Forcat izraelite ngritën një pikë kontrolli të përkohshme ushtarake midis vendbanimeve pranë një rezervuari uji të shembur në zonë.
Artileria izraelite qëlloi katër predha në periferi të vendbanimit Koya në Daraa në Sirinë jugperëndimore.
Nuk ka ende informacione në lidhje me viktima të mundshme. Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite ose autoritetet siriane mbi raportet.
Të dhënat e qeverisë siriane tregojnë se që nga dhjetori i vitit 2024, Izraeli ka kryer mbi 1.000 sulme ajrore në Siri dhe mbi 400 bastisje ndërkufitare në provincat jugore.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit në fund të vitit 2024, Izraeli zgjeroi pushtimin e Lartësive të Golanit në Siri duke pushtuar zonën e demilitarizuar tampon, veprim që shkeli marrëveshjen e vitit 1974 me Sirinë.
