Turgut Alp Boyraz
07 Dhjetor 2017•Përditësim: 07 Dhjetor 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtria e Izraelit njoftoi se do të rrisë praninë ushtarake në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ushtria Izraelite thuhet se “Si rezultat i vlerësimit të gjendjes në nivel të Shtabit të Përgjithshëm është marrë vendimi për dërgimin e batalioneve shtesë dhe për vendosjen e sistemeve të vëzhgimit dhe të mbrojtjes me qëllim të fuqizimit të pranisë ushtarake në Jahudije dhe në Samara (Bregu Perëndimor). Ushtarët janë udhëzuar që të jenë të gatshëm për zhvillime të mundshme”.