Ekip
07 Janar 2019•Përditësim: 07 Janar 2019
KUDS (AA) - Autoritetet izraelite arrestuan zyrtarin palestinez Firas al-Dibs, zëdhënës i Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit të administruar nga Jordania, njoftuan burime të informuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët izraelitë të inteligjencës arrestuan al-Dibs në Kuds, ku ai aktualisht po mbahet në qendrën e paraburgimit Al-Muskubiya, thanë për AA burimet duke folur në mënyrë anonime për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin në fjalë.