Bota

Izraeli arreston punonjësit e Televizionit Shtetëror të Palestinës

Forcat izraelite mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në zonën ku inçizohej programi "Mirmëngjes Kuds" që transmetohet në Palestine TV, në rajonin Mali i Ullirit në Kudsin Lindor

Mustafa Deveci  | 06.12.2019 - Përdıtësım : 07.12.2019
Izraeli arreston punonjësit e Televizionit Shtetëror të Palestinës

Kuds

Forcat izraelite kanë arrestuar pesë persona prej të cilëve katër punonjës të Televizionit Shtetëror të Palestinës në Kudsin e pushtuar Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat izraelite mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në zonën ku inçizohej programi "Mirmëngjes Kuds" që transmetohet në Palestine TV, në rajonin Mali i Ullirit në Kudsin Lindor.

Gjatë bastisjeve janë arrestuar regjisori i programit, kameramani dhe i ftuari në program, ndërsa gjithashtu janë konfiskuar edhe ekipmet e televizionit.

Forcat izraelite gjithashtu kanë arrestuar edhe një gazetar dhe kameraman të Palestine TV në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Nga ana tjetër Presidenca e Palestinës dënoi arrestimin e punonjësve të Palestine TV nga forcat izraelite.

Në njoftimin e bërë u tërhoq vëmendja se me hapat si "njohja e Kudsit si kryeqyteti i Izraelit" nga ana e SHBA-ve, ka inkurajuar shkeljet e ngjashme.

Forcat izraelite kishin kryer bastisje më 20 nëntor në zyrën e Palestine TV në Kudsin Lindor, ku me udhëzim të ministrit izraelit të Sigurisë Publike, Gila Erdan, zyra në fjalë ishte mbyllur për 6 muaj.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.