Bota

Izraeli arreston drejtuesit e lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor

Në një deklaratë, Shoqata Palestineze e të Burgosurve tha se gjashtë udhëheqës të Hamasit u arrestuan në shtëpitë e tyre në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, Hebron

Aness Suheil Barghoti  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Izraeli arreston drejtuesit e lartë të Hamasit në Bregun Perëndimor

Kuds

Forcat izraelite arrestuan një numër udhëheqësish të Hamasit gjatë bastisjeve të natës së kaluar në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, sipas një OJQ-je palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Shoqata Palestineze e të Burgosurve tha se gjashtë udhëheqës të Hamasit u arrestuan në shtëpitë e tyre në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, Hebron.

"Forcat izraelite arrestuan deputetin palestinez të parlamentit Mohammad al-Nathsheh dhe ish-ministrin Issa Al-Jabari. Ata arrestuan gjithashtu katër udhëheqës të tjerë të Hamasit në shtëpitë e tyre në qytet", tha shoqata.

Sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve, ushtria izraelite arrestoi gjithashtu Shatha Hassan, një aktivist palestinez, në qytetin Ramallah.

Ndërkohë, dy palestinezë të tjerë u arrestuan në Betlehem dhe Kuds, shtoi ajo.

Sipas shifrave palestineze, rreth 5,000 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, aktualisht janë në institucionet e paraburgimit në Izrael.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.