Eshat Fırat
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
JERUSALEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 34 palestinezë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se 34 palestinezë janë arrestuar në qytetet Jenin, Nablus, Tulkerm, Ramallah, Betlehem dhe në Hebron (El Halil).
Gjithashtu në deklaratë peretendohet se 12 nga palestinezët e arrestuar në fjalë janë anëtarë të Hamas-it.
Forcat izraelite me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët duke kryer shpesh herë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor që ndodhen nën okupim.
Sipas të dhënave zyrtare të Palestinës nëpër burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë.
Izraeli shkatërron 13 objekte palestineze në Bregun Perëndimor
Forcat izraelite kanë shkatëruar të martën 13 objekte palestineze, përfshirë një shkollë në Bregun e okupuar Perëndimor.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA thotë se objektet e prishura në fshatin Bedouin në lindje të qytetit Nablus për autoritetet izraelite kanë qenë të paligjshme pasi janë ndërtuar në “Zonën C”, të Bregut Perëndimor, ku 60 përqind e territorit mbetet nën kontroll të plotë të Izraelit.
“Fillim i pikëllueshëm i vitit 2017”, deklaroi Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Robert Piper.
“Fshati Khirbet Tana më herët gjatë vitit 2016 ka pësuar katër raunde të shkatërrimeve të bëra nga forcat izraelite të sigurisë”, tha ai.
AFA thotë se në fshat jetojnë 250 palestininezë, ndërkohë që vitin e kaluar autoritetet izraelite shkatërruan 150 objekte.