Bota

Izraeli arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në burgjet e Izraelit, duke përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur

Mohamed Sabry Emam Muhammed  | 15.10.2018 - Përdıtësım : 15.10.2018
Izraeli arreston 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar 22 palestinezë në bastisjet që kanë ndërmarrë ditën e sotme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se palestinezët janë arrestuar me akuzën e "përfshirjes në aktivitete terroriste popullore", por nuk dha detaje mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të mëdha të arrestimit në Bregun Perëndimor të okupuar me pretekstin e kapjes së palestinezëve "të kërkuar".

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.500 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në burgjet e Izraelit, duke përfshirë qindra gra dhe qindra të mitur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın