Mustafa Deveci
28 Qershor 2018•Përditësim: 29 Qershor 2018
KUDS (AA) - Ushtria izraelite mbrëmë ka arrestuar 17 palestinezë në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha se palestinezët u arrestuan nën akuza për përfshirje në aktivitete terroriste. Tre nga të arrestuarit janë ish të burgosur.
Forcat izraelite kryesisht në orët e mbrëmjes kryejnë bastisje në shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Pala palestineze thotë se në burgjet e Izraelit aktualisht ndodhen rreth 6.000 palestinezë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe të mitur.