Enes Canlı
24 Gusht 2022•Përditësim: 24 Gusht 2022
Ushtarët izraelitë arrestuan 14 palestinezë në bastisjen e tyre në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, ushtarët izraelitë bastisën pika të ndryshme të Jeninit, Nablusit në veri të Bregut Perëndimor, Ramallah dhe Al-Khalil dhe në jug të Bethlehemit.
Thuhet se ka pasur incidente mes forcave izraelite dhe palestinezëve në qytetin e Jeninit dhe ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë. Ushtria izraelite njoftoi se ka arrestuar 3 persona të dyshuar për "veprimtari terroriste" në Jenin.
Ekipet palestineze të ndihmës së parë raportuan se shumë njerëz në rajon u prekën nga gazi lotsjellës.
Ushtria izraelite njoftoi se ka arrestuar 14 palestinezë në bastisjet e saj në të gjithë Bregun Perëndimor dhe ka sekuestruar armë dhe eksplozivë gjatë kontrolleve në disa pika.
Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.