Bota, Koronavirusi

Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 1.656

Izraeli konfirmoi vdekjen e parë nga sëmundja të premten

Zehra Nur Düz  | 24.03.2020 - Përdıtësım : 24.03.2020
Izrael, numri i rasteve me koronavirus rritet në 1.656

Ankara

Numri i të infeksioneve nga koronavirusi në Izrael sot është rritur në 1.656, pasi u zbuluan 214 raste të reja, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë theksohet se 31 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 49 janë shëruar nga virusi.

Izraeli konfirmoi vdekjen e parë nga sëmundja të premten.

Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, duke përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.

Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës së tyre kundër virusit.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 168 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın