Mustafa Deveci
09 Shkurt 2021•Përditësim: 09 Shkurt 2021
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael shkoi në 700.479 dhe numri i viktimave në 5.192, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se në 24 orët e fundit 71 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe u zbuluan 7.761 raste të reja.
Gjithashtu njoftohet se 1.088 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 625.167 persona janë shëruar deri më tani.
Numri i personave që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës tejkaloi shifrën 2 milionë e 157 mijë
Në vend vazhdon ende procesi i vaksinimit kundër COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot 3.540.942 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse 2.157.100 edhe dozën e dytë.
Në Izrael, ora policore e cila filloi më 27 dhjetor 2020 për shkak të COVID-19, përfundoi më 7 shkurt 2021.