Mahmoud Mohamed Barakat
19 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Izraeli sot ka regjistruar gjashtë vdekje dhe 1.644 raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e shëndetësisë theksuan se numri i rasteve është rritur në 96.996, përfshirë 719 vdekje, dhe 72.498 të shëruar që kur virusi u zbulua për herë të parë më 21 shkurt.
Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, që nga dhjetori i kaluar, mbi 22 milionë njerëz janë infektuar, ndërsa më shumë se 781,000 kanë vdekur nga virusi në 188 vende dhe rajone.