Bota

Izrael, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Si rezultat i ekzaminimeve të kryera tek 1 person është konstatuar virusi Covid-19, theksohet në deklaratën e Ministrisë izraelite të Shëndetësisë

Esat Fırat   | 21.02.2020
Izrael, konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Kuds

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend u përcaktua koronavirusi i ri (Covid-19) tek një person, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria njoftohet se në vend u sollën me një avion privat 11 shtetas izraelitë të cilëve iu lejua të evakuohen nga anija e udhëtarëve "Diamond Princess" e vendosur në karantinë në Japoni për shkak të virusit Covid-19.

Izraelitët në fjalë u vendosën në karantinë në një spital në rajonin Ramat Gan në afërsi të kryeqytetit Tel Aviv dhe si rezultat i ekzaminimeve të kryera tek 1 person prej tyre është konstatuar virusi Covid-19, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Me njoftimin e bërë nga ministria, në Izrael u regjistrua rasti i parë i Covid-19.

Në 4 prej 15 udhëtarëve që ndodheshin në anijen "Diamond Princess" u vërejt Covid-19 dhe këto persona u vendosën dhe vazhdojnë të jenë akoma nën trajtim në Japoni.

Anija e udhëtarëve e cila u ankorua në portin Yokohama në afërsi të kryeqytetit Tokio të Japonisë, u vendos në karantinë me 4 shkurt pasi tek një person nga Hong Kongu që udhëtonte në anije ishte vërejtur Covid-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın