Barış Seçkin
04 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
ROMË (AA) - Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano tha se vendi i tij mbështet zgjidhjen e krizës së Gjirit me ndërmjetësimin e Kuvajtit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Italia mbështetë zgjidhjen e krizës në mes Katarit dhe disa vendeve arabe me ndërmjetësimin e Kuvajtit nën praninë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit", deklaroi Alfano.
Ai pas një takimi në Ministrinë e Jashtme me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Ahmet Ebu'l Gajt ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Duke vënë në dukje se kanë diskutuar rreth krizës së përjetuar mes Katarit dhe disa vendeve arabe, situatën në Libi dhe një sërë çështjesh ndërkombëtare Alfano në lidhje me përgjigjen e Katarit për listën e kërkesave me 13 pika tha se "Nuk mund të themi se ka dështuar iniciativa e ndërmjetësimit për shkak se rezultati ishte negativ për kërkesat. Kjo problematikë nëse vërehet në kuadër të një koherence logjike nuk përfshin ndonjë zgjidhje të shpejtë. Nuk ka një zgjidhje të arritur në një kohë të shkurtër apo në disa javë".