Felix Nkambeh Tih
31 Mars 2020•Përditësim: 01 Prill 2020
Ish-presidenti i Republikës së Kongos ka vdekur nga koronavirusi në Francë, raportuan mediat të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Jacques Joachim Yhombi Opango vdiq të hënën në moshën 81 vjeç, sipas të përditshmes lokale "Journal de Brazza".
Opango ishte sëmurë para se të kontraktonte virusin që ka marrë mbi 37,000 jetë njerëzish në të gjithë botën.
Ai ishte një oficer i ushtrisë që u bë gjenerali i parë i vendit të Afrikës Qendrore dhe shërbeu si kryetar i saj nga 1977 deri në 1979.
Opango shërbeu gjithashtu si kryeministër nga 1993 deri në 1996. Ai mbeti në ekzil midis 1997 dhe 2007.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 200 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Më shumë se 786,000 raste janë konfirmuar në të gjithë botën, kurse mbi 166,000 janë shëruar.