Irani rrëzon 5 dronë në jug të vendit
"Rreth 140 dronë janë neutralizuar që kur filluan sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt", thotë Korpusi i Gardës Rovolucionare Islamike të Iranit
Stamboll
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit tha sot se pesë mjete ajrore pa pilot (UAV) "Hermes" u rrëzuan, transmeton Anadolu.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim publikoi një deklaratë të IRGC-së mbi incidentin. Ajo tha se "pesë dronë armik të tipit 'Hermes' u rrëzuan dje përgjatë brigjeve jugore të vendit".
Rreth 140 dronë janë neutralizuar që kur filluan sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, njoftoi agjencia.
Dronët e serisë "Hermes" prodhohen nga kompania izraelite "Elbit Systems" dhe janë të projektuara për misione që variojnë nga nivelet taktike deri në ato strategjike.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa ka prishur tregjet dhe aviacionin global.
