Mahmoud Mohamed Barakat
15 Shtator 2021•Përditësim: 16 Shtator 2021
Irani ka rifilluar fluturimet për në Afganistan, pasi fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e kryeqytetit Kabul u pezulluan pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve "Fars" raportoi se dy avionë privat të kompanisë ajrore "Mahan" u drejtuan nga Teherani dhe Masshadi për në Kabul.
Kompania ajrore "Mahan" në mes të muajit gusht pezulloi fluturimet e saj drejt Afganistanit.
Pas përfundimit të tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani më 31 gusht dhe marrjes së kontrollit të aeroportit nga talebanët, një numër i madh zyrtarësh talebanë kërkuan që vendet e huaja të rifillojnë fluturimet e tyre ndërkombëtare drejt kombit të shkatërruar nga lufta.