Bota

Irani regjistron 139 viktima tjera nga COVID-19

Në 24 orët e fundit u zbuluan 10.291 raste dhe 1.296 nga këta u hospitalizuan ndërsa numri i rasteve u rrit në 3.070.426

Muhammet Kurşun  | 17.06.2021 - Përdıtësım : 17.06.2021
Irani regjistron 139 viktima tjera nga COVID-19

Teheran

Irani në 24 orët e fundit regjistroi 139 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 82.619, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Ministria e Shëndetësisë, u dhanë informacione në lidhje me procesin e vaksinimit, viktimat dhe rastet me COVID-19.

Në 24 orët e fundit u zbuluan 10.291 raste dhe 1.296 nga këta u hospitalizuan ndërsa numri i rasteve u rrit në 3.070.426.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv u rrit në 3.329, kurse numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë shkoi në 2.708.743.

Numri i testeve për COVID-19 deri më sot në vend shkoi në mbi 22.06 milionë.

Ndërkohë, mbi 4.36 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 886.107 persona dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın