Mustafa Melih Ahıshalı
20 Gusht 2020•Përditësim: 20 Gusht 2020
Me 139 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 20.264, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, për televizionin shtetëror po ashtu njoftoi 2.279 raste të reja të konfirmuara me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 352.558.
Lari shtoi se 3.869 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 304.236.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.