Ahmet Dursun
02 Shkurt 2019•Përditësim: 03 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Irani prezantoi raketën kryqëzuese të prodhimit vendor "Huveyze" me rreze prej 1.350 kilometrash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit kombëtar të Iranit, ministri i Mbrojtjes së Iranit Emir Hatemi në ceremoninë e prezantimit të projektilit të ri theksoi se kjo është një raketë e cila plotësisht është prodhim vendor.
Për sa i përket specifikave të raketës, Hatemi tha se kjo është një raketë me precizitet të lartë e cila fluturon ulët dhe ka një rreze prej 1.350 kilometrash.
"Testimet janë kryer ndërsa raketa 'Huveyze' me precizitet ka goditur shënjestrat në një distancë prej 1.200 kilometrash", tha Hatemi.
Televizioni kombëtar i Iranit publikoi pamjet e testimit të raketës.