Mustafa Melih Ahıshalı
01 Tetor 2018•Përditësim: 01 Tetor 2018
STAMBOLL (AA) - Garda Revolucionare e Iranit ka kryer sulme raketore në territorin sirian në kundërpërgjigje për sulmin e ndodhur pak kohë më parë në qytetin Ahvaz të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit mësohet se në sulmin raketor të ndërmarrë nga garda revolucionare është qëlluar zona Elbu Kemal e qytetit Dejrizor të Sirisë.
Teksa nuk është bërë i ditur numri i raketave të hedhura, është theksuar se "ky sulm është ndërmarrë kundrejt pozicioneve të DEASH-it në kundërpërgjigje për sulmin e ndodhur në rajonin Ahvaz të Iranit pak kohë më parë".
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, janë përdorur raketat "Zulfikar" me rreze 750 km dhe raketat "Kiyam" me rreze 800 km.
Rikujtohet se 25 persona humbën jetën dhe 69 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit terrorist të që u krye me 22 shator gjatë një parade ushtarake të zhvilluar me rastin e 38-vjetorit të luftës Iran-Irak në qytetin Ahvaz të rajonit Huzistan, në jugperëndim të Iranit.